Ndalohet një kamion me gjedhe në Gjilan
Në Gjilan është ndaluar nga policia një kamion me gjedhe, për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacionin përkatës.
Gjedhet janë konfiskuar kurse rasti është hapur si ‘transportim i kundërligjshëm i kafshëve’.
Gjilan 13.08.2022 – 08:25. Raportohet se njësitë policore kanë ndaluar një kamion me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull koovar. Në rimorkio të kamionit kishte të ngarkuara gjedhe për të cilat i dyshuari nuk ka poseduar dokumentacion për transport. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që gjedhet t’iu dorëzohen zyrtarëve të Agjensionit për Ushqim dhe Veterinari. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë.

