Ndalohet një person me dy dhi e 21 keca të kontrabanduar
Një person është ndaluar nën dyshimin për kontrabandë me mallra pasi në automjetin e tij kishte të ngarkuar dy dhi dhe 21 keca pa dokumente përcjellëse.
Fsh. Bistricë, Leposaviq 19.03.2023-18:25. Njësiti policor ka ndaluar një automjet (furgon) me targa vendore me drejtues mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në automjet kishte të ngarkuar kafshë (dy dhi dhe njëzetë e një keca) pa dokumente përcjellëse. Në konsultim me prokurorin kombi së bashku me kafshët dërgohet në terminalin doganor në Mitrovicë – Jugu për procedim të mëtutjeshëm dhe mbetet të bëhet verifikimi i dokumenteve nga AVUK-u, thuhet në njoftim. (foto ilustrim).

