Nderohet mjeku që humbi jetën nga aksidenti në Gjakovë
Në Pallatin e Kulturës në Gjakovë, sot po mbahen homazhe në nderim të mjekut, Mentor Salihi, i cili humbi jetën dje, pas një aksidenti të disa ditëve më parë, gjatë kryerjes së detyrës së tij.
Kujtojmë që në aksidentin e rëndë që ndodhi më 30 qershor në Gjakovë, u lënduan rëndë shoferi i autoambulancës, mjeku, tekniku dhe njëri nga dy të lënduarit që po barteshin nga një aksident tjetër.

