Ndërprehet furnizimi me ujë në lagjen “Dheu i Bardhë” – defekt në gypin e ujësjellësit
Kompania Hidromorava ka njoftuar se për shkak të një defekti në rrjet, është furnizimi me ujë në lagjen Dheu i Bardhë në Gjilan.
“Ju njoftojmë se për shkak të një defekti në gypin e ujësjellësit, të shkaktuar nga një operator ekonomik i cili është duke kryer punime në infrastrukturën nëntokësore për KEDS-in, është ndërprerë furnizimi me ujë në një pjesë të lagjes “Dheu i Bardhë”.
Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit në kohën sa më të shkurtër të mundshme”, thuhet në njoftim.

