Ndërpritet dasma me 110 të ftuar, arrestohet pronari i restorantit
Policia ka ndërhyrë për të ndërprerë një dasmë në Tetovë, ku në një restorant ishin mbledhur rreth 110 persona, ndonëse kushtet e pandemisë ndalojnë grumbullime të tilla.
Gjatë kontrollit, është arritur në përfundimin se objekti nuk kishte respektuar rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë, gjegjësishtë kishte organizuar një dasmë në të cilën ishin të pranishëm rreth 110 persona të ftuar.
Dasma është ndërpre menjëherë dhe objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, raporton ts.
Pronari K.K. është privuar nga liria dhe është mbajt në stacionin policor në Tetovë dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, ndaj tij do të ngrihen akuza sipas nenit 206 të Kodit Penal – “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”.