Ndërrojeni qendrën e votimit nëse e keni lar, sot është afati i fundit për zgjedhjet e dhjetorit
Vetëm edhe sot mund të ndërrohet qendra e votimit brenda komunës tuaj, meqë afati mbyllet më 6 dhjetor 2025, sipas një njoftimi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Qytetarët mund ta ndërrojnë qendrën e votimit nëse ata janë caktuar në një qendër të largët nga vendbanimi i tyre dhe kërkesa për ndërrim të qendrës së votimit bëhet brenda afateve të përcaktuara.
KQZ tha se deri më tani, 16.100 votues kanë aplikuar për të ndryshuar qendrën e tyre të votimit.
Qendrën e votimit mund ta ndërroni në këtë LINK.

