Ndërron jetë 20-vjeçari që ishte aksidentuar dje

Drejtuesi i motoçikletës E. S., 20 vjeçar, i cili ndodhej për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, pas aksidentit që kishte pësuar dje në Mitrovicë, ka ndërruar jetë.

“Sot, me 12 prill 2022, në orët e mëngjesit nga QKUK, është raportuar se i lënduari ngasësi i motoçikletës ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës  është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.