Burime të sigurta bëjnë me dije se edhe përkundër përpjekjeve të personelit mjekësor në mjekimin intensiv, viktima Avni Ajeti ka ndërruar jetë rreth orës 23:00, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurorja e Shtetit, e cila ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion.

Hetimet, të cilat më herët ishin duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, tashmë do të vazhdojnë si “Vrasje e rëndë”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vazhdim.