Kjo ishte afroulqinakja e fundit që jetoi në Ulqin

Para katër vitesh, më 2022, në Ulqin në moshën 89-vjeçare ka ndërruar jetë File Kastrati, një grua e mrekullueshme, punëtore, fisnike, mahnitëse.

Sipas portalit ul-info.com, ajo është Afroulqinakja e fundit, gjegjësisht personi me të dy prindër Zezakë (Harapë).

Ajo, plot shend e verë fliste për Ulqinakët dhe Ulqinaket e moçme.

Me vdekjen e Files, praktikisht u zhduk ky komunitet dikur i rëndësishëm, i cili këtij qyteti mesdhetar ia ka dhënë të gjitha, e më së shumti kosmopolizmin, solidaridetin, bukurinë, hijeshinë dhe sharmin.

Në Ulqin, kanë mbetur si trashëgimi dëshmitë, fotografitë, librat, vallet, varret dhe tyrbet e Zezakëve të Ulqinit.

Ky komunitet i ka dhënë një sharm të veçantë Ulqinit duke e bërë atë një qytet edhe më të bukur dhe më të mirë, një mjedis kosmopolitan të paparë në mesdhe.

Njëra nga ato ishte edhe Filja e cila ka qenë një zonjë e mirë, e rallë, gjithmonë e qeshur, modeste, me një të ecur karakteristik dhe e cila pa dyshim ka gëzuar një respekt të merituar dhe të veçantë nga të gjithë qytetarët e Ulqinit.

Ajo nuk jeton prej katër vitesh, por ka mbetur sinonim i një kohe të cilën Ulqini nuk do ta harrojë.