Ndërron jetë aktivisti i çështjes kombëtare nga Medvegja, Ramadan Xhema
Ramadan Xhema, aktivist shumëvjeçar i çështjes kombëtare, ka ndërruar jetë. Ai është vëllau u lobistit të njohur shqiprtar në Amerikë, Xhemë Xhema.
Ramadan Xhema nga Tupalla tërë jetën ia kushtoi lobit shqiptaro-amerikan për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë dhe më gjerë.
Shkollën fillore në gjuhën serbe e kreu në Medvegjë, ndërsa regjistroi gjimnazin në Prishtinë në vitin 1951. Pas pak kohe u transferua në Normalen e Gjakovës dhe nga këtu kaloi në gjimnaz me qëllim të regjistrimit në fakultetin e mjekësisë.
Pasi punoi si mësues në Prishtinë, regjistroi mjekësinë në Rijekë të Kroacisë, por profesionin e mjekut nuk e ushtroi asnjëherë.
Aktivitetin kombetar e filloi qysh i ri. Si student i vitit të dytë burgoset nga organet e policisë.
Në vitin 1980 së bashku me motren e tij, arrijnë në SHBA, ku e kishte vëllanë Xhemajlin dhe axhën Hajdar, kirurg. Atje vazhdon aktivitetin kombëtar se bashku me vëllanë Xhim Xhema, i cili eshte nje biznismen i njohur dhe i suksesshem ne Amerike.
Ramadan Xhema ka botuar edhe nje liber ku shkruan per gjithe aktivitetin e tij atdhedashes te ushtruar gjate gjithe jetes se tij, te shoqeruara me disa fotografi ku paraqiten takimet e tij me presidentet e shume shteteve dhe njerez te tjere te rendesishem, duke biseduar per çshtjen e Kosoves.
Ai nuk ka qenë i martuar ndonjeherë, por e gjithë jeta e tij ka qenë Kosova dhe shqiptarët. /Mediafokus.info/

