Ndërron jetë Azem Arifi, punonjës i një kompanie të njohur
Ka ndërruar jetë Azem Arifi, punonjës i kompanisë së njohur në Gjilan “Flexograf”, raporton Mediafokus.info.
Lajmin e ka bërë të ditur kjo kompani, përmes faqes zyrtare të tyre, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e kolegut.
Ja njoftimi i plotë:
Telegram Ngushëllimi
E nderuara Familje Arifi,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë të dashur Azem Arifi.
Axha Azem, njerëzit si ti të urtë lënë pas vetës dhembje por edhe kujtime të mira, prandaj vepra e juaj jetësore prej një njeriu punëtor është ngushëllim për familjarët dhe të gjithë ata që të kanë njohur për kontributin tënd në punë dhe për lirinë e vendit tonë.
Stafi kompanisë Flexograf shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe gjithë kolegët!
Prehu në Paqe Axha Azem!

