Ndërron jetë Fehmi Kajtazi, babai i ekspertit të sigurisë, Fadil Kajtazi
Sot gjatë ditës ka ndërruar jetë Fehmi Kajtazi, babai i ekspertit të sigurisë, Fadil Kajtazi, raporton gazeta online Mediafokus.info.
“Të nderuar farefis dhe miq, ju njoftojmë se sot nga ne u nda babai ynë, kusheriri i juaj dhe miku Fehmi Kajtazi. Varrimi bëhet sot, 12.06.2021, me ikindi në varrezat e fshatit Muhaxhirët e Shillovës”, ka shkruar Fadil Kajtazi, në profilin e tij.

