Ndërron jetë gazetari Avni Shabani
Ka ndërruar jetë ish-gazetari i Rilindjes dhe i Radio Kosovës, Avni Shabani. Njoftimin e kanë dhënë familjarët e Avniut.
‘Njoftojmë të gjithë shokët dhe familjen e gjerë se sonte pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë babai ynë Avni Shabani. Varrimi bëhet nesër (16.12.2020) me drekë, ora 12:00 në fshatin Sazli të Ferizajt’, thuhet në njoftim.
Avni Shabani, i cili viteve të fundit kishte punuar si gazetar e redaktor sporti, ishte pensionuar para pak kohësh.
Para dy javësh, ai kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe nuk ia doli ta fitojë këtë betejë. /Mediafokus.info

