Ndërron jetë i aksidentuari me traktor

Një person nga Rugova ka ndërruar jetë në Emergjencën e Pejës, ku ishte dërguar për trajtim pas aksidentit me traktor, i cili kishte ndodhur në pyll. Rasti po hetohet nga policia.

Fsh. Malaj, Rugovë, Pejë, 12.11.2021 – 16:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë duke prerë dru në pyll, traktori i tij është rrokullisur duke lënduar rëndë viktimën. Viktima pasi është dërguar në emergjence ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është marrë nga Mjekësia Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.