Ndërron jetë mjeku Cinari, një ditë pas aksidentit të rëndë

Mjeku Vanion Çinari, specializant në reanimacion e QSUT, u dërgua tek Trauma në gjendje të rëndë dhe nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra.

“Dite e trishte për shokët, koleget, profesorët dhe gjithë personelin e QSUT. Me hidhërim te thelle njoftojmë se u nda nga ne një model korrektese dhe mirësie, Vanion Çinari, specializanti i Shërbimit te Anestezi-Reanimacionit!

Ngushëllime te ndjera familjareve, miqve dhe shokëve te Vanionit! U prehsh ne paqe mik dhe koleg i shtrenjte!”, ka reaguar në një postim Shoqata e Anestezisteve & Reanimatoreve te Shqipërie.

Në aksidentin e trefishtë, që ndodhi mbrëmjen e së martës (17 Dhjetor), mbeti e plagosur edhe një vajzë.

Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e aksidentit tragjik, që i mori jetën mjekut Vanion Çinari, 40-vjeç.