Ndërron jetë mjeku i njohur kosovar
Sot gjatë ditës ka ndërruar jetë mjeku i njohur kosovar, Nusret Zijabeg, raporton Mediafokus.info.
Lajmi e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, përmes profilit të saj në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot u nda nga jeta miku i familjës sonë, dhe një nga qytetarët e vjetër të Prishtinës, Dr. Nusret Zijabeg.
Ishte një mjek internist që numëron një sërë rolesh në shëndetin e njerëzve, mbi të gjitha ishte një njeri i dashur dhe shumë puntor.
Me këshillat mjeksore e bujare, zemra e doktor Zijabegut do të jetoj qindra vjet me ne.Lamtumirë Doktor!

