Ndërron jetë mjeku Saljidin Jonuzi

Ka ndërruar jetë mjeku Saljidin Jonuzi.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Ndahet nga jeta Dr. Saljidin Jonuzi, 24.02.1953- 06.11.2022

Dr. Jonuzi ishte me prejardhje nga Komuna e Dragashit dhe ka qenë specialist i Mjekësisë Interne.

Specializimin e përfundoi në Universitetin e Sarajevës, Bosnje dhe Hercegovinë, në degën e mjekësisë interne.

Dr. Jonuzi i shërbeu qytetarëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Dragash, për vite me rradhë.

Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.