Ndërron jetë në moshë të re aktivisti i LDK-së, Haziri ngushëllon familjen

Ka ndërruar jetë në Francë aktivisti i LDK-së nga Gjilani, Ramadan Ademi.

Ademi ndërroi jetë në moshën 31 vjeçe.

Familjen Ademi e ka ngushëlluar sot kryetari i Degës së LDK, Lutfi Haziri.

“E dashur familje Ademi

Jam i tronditur me lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të aktivistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Ramadan Ademi.

Danin e mposhti sëmundja në lule të rinisë, por ne do ta kujtojmë përgjithmonë si djalë shembullor, si aktivist të pandalshëm e si familjar të jashtëzakonshëm.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ademi, shokëve, miqve dhe të gjithë aktivistëve të LDK-së. Lamtumirë, vëllaçko” – thuhet në telegramin e ngushëllimit të Hazirit.