Ndërron jetë në moshën 48-vjeçare punëtori i Gjykatës në Kamenicë
Ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare punëtori i sigurimit të Degës së Gjykatës Themelore në Kamenicë, Avdush Basha, raporton Mediafokus.info.
Lajmin për vdekjen e Bashës e ka dhënë Gjykata Themelore në Gjilan.
Në njoftim thuhet se Basha ka qenë i infektuar me COVID-19.
“Gjykata Themelore në Gjilan, me pikëllim të thellë pranoi lajmin sot se është ndarë nga jeta punëtori i sigurimit të kësaj gjykate, Avdush (Fazli) Basha, në moshën 48 vjeçare. Ai ishte i infektuar me virusin Covid-19.
Kryetari i gjykatës, Ramiz Azizi dhe stafi i gjykatës, shprehin ngushëllime familjes Basha, shokëve, kolegëve, miqve e farefisit.
Basha ka qenë i angazhuar në pozitën e punëtorit të sigurimit të gjykatës nga viti 2001 dhe do të mbahet mend përgjithmonë si një punëtor i përkushtuar dhe koleg i mire.”

