Ndërron jetë në QKUK, familjarët fajësojnë mjekët

Një person ka ndërruar jetë në QKUK, ku ishte dërguar para katër ditësh nga spitali i Pejës.

Familjarët po i fajësojnë mjekët për moskujdes.

Rasti po hetohet nga policia.

Prishtinë, 11.06.2022 – 08:00. Është raportuar se një mashkull kosovar i cili ishte transportuar para katër ditësh nga spitali i Pejës në QKUK-Prishtinë i njëjti ka ndërruar jetë. Familjarët e viktimës dyshojnë se nuk i është dhënë tretmani i nevojshëm mjekësor dhe kjo mund të jetë arsyeja që ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.