Ndërron jetë në QKUK gruaja që i vuri flakën vetes në Gjakovë
Pesë ditë më parë ndodhi një ngjarje të rëndë në në Gjakovë, ku një grua tentoi t’i japë fund jetës duke ia vënë flakën vetes. Ishte arritur që gruaja të shpëtohej e gjallë dhe të dërgohej me urgjencë në spitalin e qytetit ‘Isa Grezda’, raporton Gazeta Sinjali.
E që aty, ajo ishte transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por sipas burimeve të Sinjalit brenda këtij institucioni, viktima s’ka arritur që t’u bëjë ballë plagëve dhe si pasojë ka ndërruar jetë dje.
Mësohet se bëhet fjalë për një grua të moshës 73-vjeçare, teksa nuk dihen ende shkaqet që shtynë të moshuarën të bënte këtë veprim.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është ricilësuar ‘Hetim i vdekjes.