Ndërron jetë në QKUK një foshnje 5 muajshe, rasti po hetohet si vdekje e dyshuar
Një fëmijë 5 muajsh ka ndërruar jetë në QKUK, njofton policia.
Viktima është shtetase e Shqipërisë.
Rasti është cilësuar vdekje e dyshuar.
Mitrovicë, 18.03.2023 – 13:30. Gjersa ishte në trajtim mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë viktima/fëmija 5 muajshe, femër shtetase e Shqipërisë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.

