Ndërron jetë në QKUK një i aksidentuar para një jave

Një person, i cili ndodhej nën kujdesin mjekësor në QKUK, pas aksidentit që kishte pësuar më 10 shkurt, ka ndërruar jetë, njofton policia.

Fsh. Bernjak, Rahovec 10.02.2022 – 22:05. Lidhur me rastin, me datë 15.02.2022 i lënduari – dyshuari mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u lirohet familjarëve për ceremoni mortore, thuhet në raportin e policisë.