Ndërron jetë në QKUK personi i plagosur para një jave

Një person i plagosur me armë zjarri, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK prej një javësh, ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë

Fsh. Krushec, Pejë 28.06.2022 – 20:53. Lidhur me rastin e raportuar më datën e lartcekur, sot më datë 05.07.2022 kemi marrë njoftimin nga QKUK-së se viktima mashkull  kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në spital ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Raporti për rastin:

Fsh. Kryshec, Pejë 28.06.2022 – 20:53. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nga një veturë  ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave meshkuj kosovarë të cilët ishin duke qëndruar në terasën e një lokali. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja. I dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.