Ndërron jetë në SHBA një mërgimtar shqiptar, 18-vjeçari pati një aksident me motor

Mësohet se një mërgimtar shqiptar në SHBA ka ndërruar jetë në moshë të re, si pasojë e një aksidenti me motor, përcjell albinfo.ch.

“Me dhimbje mora lajmin se mbrëmë në një ndeshje me motor ndërroi jetë nipi im i dashur Idriz Shehu, në moshën 18-vjeçare, Nju Xhersi, SHBA”, shkruan daja i tij, historiani i njohur nga Maqedonia, Eugen Shehu.