Ndërron jetë në spital 21-vjeçari me Covid

Një 21-vjeçar ka ndërruar jetë në spital ku ishte shtruar pak ditë më parë në gjendje tejet të rëndë pas infektimit me koronavirus.

Raportohet se i riu ishte i sëmurë me sëmundjen e gjakut, me talasemi.

21-vjeçari ishte sjellë në spital në Tiranë me urgjencë nga Fieri pak ditë më parë, raporton news24.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë deri më tani të dhëna mbi rastin.