Ndërron jetë në spital nga plagët e armës ish-drejtori i Shëndetësisë

Mustafë Hasanaj, ish-drejtor i Shëndetësisë në dy mandate në Komunën e Deçanit është gjetur i plagosur në mëngjesin e sotëm dhe pas një orë ka ndërruar jetë në spital. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Policia më 18.03.2021 rreth orës 07:55 në fshatin Strellc të Komunës së Deçanit është njoftuar për nje plagosje me armë zjarri. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur edhe ekipet mjekësore. Sipas informatave të ekipeve mjekësore, rreth orës 08:30 viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ish-kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj e ka kujtuar Mustafë Hasanajn si njeri të urtë e të ndershëm.

“Për më shumë se një dekadë e kisha mik e bashkëpuntor. Ai shquhej për ndershmëri, urtësi, sinqeritet mbi të gjitha ishte njeri me plotkuptimin e fjalës. Per dy mandate kisha nderin ta emroja si drejtor në Komunen e Deçanit. Ngushllime familjes, bashkëpuntorëve dhe farefisit”, shkruan Selmanaj në Facebook.