Ndërron jetë një 70-vjeçar me COVID në Gjilan

Në Spitalin e Gjilanit ka ndërruar jetë një 70-vjeçar me COVID-19, pas dy rasteve nga komuna e Vitisë që ndodhën dje.

Mediafokus.info ka konfirmuar se bëhet fjalë për një 70-vjeçar me inicialet M.I. nga qyteti i Gjilanit, i cili e ka humbur betejën me virusin

Deri tani, në Gjilan, që prej fillimit të pandemisë, virusi ka marrë 113 jetë, 337 raste janë aktive, të spitalizuar me COVID janë 75 persona.

Ekipet e QKMF’së dje u kanë dhënë shërbime në shtëpi 54 pacientëve të prekur me COVID-19.