Ndërron jetë Prince Phillip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elisabeth

Ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare Prince Phillip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elisabeth.

Duka i Edinburgh humbi jetën në Kështjellën e Windsor-it si pasojë e një sëmundje të rëndë.

“Me dhimbje të thellë madhëria e saj Mbretëresha njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut. Lartësia e Tij vdiq paqësisht këtë mëngjes në Kështjellën Windsor”, thuhet në një deklaratë të Buckingham Palace.