Ndërron jetë tifozi i Dritës, Dren Ukshini
Ka ndërruar jetë në Turqi i riu nga Gjilani, Dren Ukshini, bëjnë të ditur familjarët e tij.
Prej një vit e gjysmë ai po trajtohej në Turqi nga sëmundja e leukemisë.
Dreni njihet si një djalosh tejet pasionant dhe një tifoz i zjarrtë i Klubit Futbollistik “Drita” dhe me këtë rast ka lënë të pikëlluar mijra anëtarë ‘bardhekaltër’.
Edhe tifo grupi “Intelektualët” përmes një publikimi në llogarinë e tyre u kanë shprehur ngushëllime gjithë familjarëve dhe anëtarsisë së tyre.
“Intelektualë dhe qytetarë të Gilanit ju njoftojmë se sot ndërroi jetë një tifoz dhe kampion i vërtetë i klubit tonë.
Dreni na la zbrasur një vend në tribina por asnjëherë në zemrat tona. Do të kujtojmë gjithmonë Dren Kampioni!
Intelektualët shprehin ngushëllime familjës Ukshini dhe gjithë shoqërisë”, thuhet në njoftim.

