Ndërron jetë vëllau i ushtarkes shqiptare në SHBA, Yllka Cana, ajo ndjehet zemërthyer
Ka ndërruar jetë në moshë të re Fisnik Cana, vëllai i ushtarakes shqiptare në SHBA, Yllka Cana.
Njoftimin e kanë dhë familjarët e tij, përmes një postimi në rrjetet sociale, raporton Mediafokus.info
‘Mbrame ne ora 21:00 ndrroj jete djali yne Fisniki dhimbjen e ndajme me anetaret e ngusht te familjes’, kanë njoftuar prindërit e Fisnikut.
Ndërkaq, motra e tij, Yllka, ka bërë një dedikim shumë prekës për vëllain e saj:
‘Si te them lamtumirë ty vëllai im i vogël? Kam planifikuar dasmën e jo funeralin. Zemra ime është thyer. Ti ishe forca ime dhe krenaria ime. Ti ishe gjithmonë aty kur kisha nevojë për ty. O Vlla ke lënë aq shumë dashuri në këtë botë. Zemra jote e pastër pushoftë në paqe. Motrës tënde do t’i mungosh çdo sekond e ditë’, ka shkruar Yllka.
Familja Cana kishte migruar në SHBA gjatë kohës së luftës në Kosovë./Mediafokus.info

