Ndërron jetë mësimdhënësi në prag të pensionimit
Në prag të pensionimit, ka ndërruar jetë Ramadan Krasniqi, mësimdhënës në shkollën fillore të mesme të ulët “Elena Gjika”, në Prishtinë, raporton Mediafokus.info.
Lajmin e mortit ë ka bërë të ditur menaxhmenti i kësaj shkolle.
Njoftimi i plotë:
Ramadan Krasniqi 1956- 2020 ||
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit, kolegut tonë shumë të dashur Ramadan Krasniqi mësimdhënës në SHFMU “Elena Gjika” në Prishtinë.
U shua edhe një qytetar, një prind, dijetar e pishtar i dijes, një Mësues që do lërë zbrazëtirë në arsimin e komunës së Prishtinës e më gjerë.
Iku nga kjo botë mësuesi i mësuesve i cili për 20 vjet punoi me ditar në dorë për edukimin e shumë e shumë brezave nga të cilët sot kemi kuadro të fushave nga më të ndryshmet e gjithë kjo falë mësuesit të mësuesve, arsimtarit Ramdan.
Mësimdhënësi Ramadan dha kontribut të madh në arsimin fillor, si njeri i respektuar dhe i përkushtuar ndaj punës në mësimdhënie dhe në ngritjen dhe zhvillimin e SHFMU “Elena Gjika” në Prishtinë nga viti 2003.
Drejtoria e Shkollës i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe gjithë atyre që e njohën arsimtarin Ramdan!

