Ndeshja për historinë, bota raporton për Kosovën në natën e saj vendimtare
Kosova sonte zhvillon ndeshjen kryesore në historinë e re të saj që prej pranimit në UEFA dhe FIFA.
“Dardanët” do të përballen me Turqinë për biletën që çon në Kampionatin Botëror.
Në orën 20:45, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë arena vendimtare për kualifikim në Botëror. Skuadra fituese do të shkojë në SHBA, Meksikë e Kanada për Kupën e Botës.
Kjo ndeshje ka rrokur vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare që kanë shkruar për rëndësinë e saj.
“Kosova në eufori ëndërron historinë e Botërorit”, ka shkruar BBC.
“Kosova e vogël në prag të historisë së Kupës së Botës, para ndeshjes finale kualifikuese ndaj Turqisë”, ka shkruar agjencia “Reuters”.
Edhe në Itali kanë shkruar për shtetin e vogël që ëndërron Botërorin. “Kosova për historinë, vendi i vogël ëndërron Botërorin: nga Muric te Zhegrova, sa shumë Itali”, ka shkruar “Corriere della Sport”.

