Ndez zjarr në kishë dhe paraqitet vetë në polici

Një person në Prizren ka ndezur zjarr në kishë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari është paraqitur vetë në polici.

Rr. Papa Gjon Pali, Prizren 02.12.2022 – 18:00. I dyshuari mashkull kosovar, në objektin e kultit fetar katolik kishte ndezur një zjarr dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari është vet-paraqitur në stacion policor dhe i njëjti është dërguar në ekzaminim mjekësor psikiatrik. Pasi që zjarri nuk ishte në përmasa të mëdha nuk ka pasur nevojë për ekipet e zjarrfikësve dhe ishte shuar nga prifti i kishës. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.