Sipas burimeve, e dyshuara N. K. kishte ndezur zjarr në oborr për të përgatitur flinë, por siç deklaroi ajo para hetuesve, një erë e fuqishme e kishte përhapur flakën, duke e bërë të pamundur shuarjen me mjete të zakonshme.

Për pasojë, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe fushash dhe mali.

Në vendngjarje janë angazhuar njësite e zjarrfikësve nga Novobërda, Kamenica, Gjilani dhe Prishtina, të cilët kanë punuar për të lokalizuar flakët.

E dyshuara është intervistuar nga Policia dhe rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga prokurorja kujdestare, e cila ka urdhëruar që çështja t’i referohet Njësisë së Hetimeve.

Zjarri ka vazhduar të jetë aktiv dhe në përmasa të mëdha deri në orët e vona.