Sipas raportimeve, deri më tash nuk është mundur të konfirmohet se cili komb qëndron pas ndihmave ajrore, shkruan CNN.

Muhammad Al-Sheikh, Shefi i Departamentit të Kujdesit Emergjent në Kompleksin Mjekësor Al Shifa në qytetin e Gazës konfirmoi se pesë persona kanë vdekur në incident dhe sipas tij, disa nga të plagosurit në incident janë transferuar në spitalin Al Shifa dhe janë në gjendje të rëndë.