Ndihmoi Kobrën në fshehjen e provave, ky është Roland Susuri që u arrestua nga Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person në lidhje me vrasjen e Visart Cengut, të martën e 3 janarit, në lokalin “Kobra City”. Sipas policisë, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim.

Gazeta Insajderi, nga burime të sigurta merr vesh se i arrestuari është Roland Susuri nga Prizreni.

Sipas burimeve, i njëjti ka fshehur provat në rastin e Dibran Hoxhajt. Krejt kjo pasi kur ndodhi rasti janë zhdukur pamjet nga kamerat e sigurisë në lokalin “Kobra City”.