Ndikimi i pandemisë në aspektin psikologjik, emocional dhe social
Besnik Sherifi – Psikolog Klinik
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se situata aktuale me COVID 19 na ka ndryshuar dinamikat e jetës, angazhimet dhe aktivitetet tona ditore, por njëherësh edhe na ka dhënë mundësinë për t’iu kthyer shtëpisë dhe ambientit familjar, që janë vendi më i sigurt, duke zhvilluar brenda familjes dhe fëmijëve lojëra, filma biseda dhe aktivitete të ndryshme stimuluese e rekreative, të cilat ndihmojnë në tejkalimin e pandemisë si dhe duke ndikuar në zhvillimin e kapaciteteve tona, duke bërë vetë rregullimin, vetëvlerësimin, vetë menaxhimin, përshtatshmërinë në situata të ndryshme jetësore.
Kujdesi për vetën dhe tjetrin është shumë i rëndësishëm duke respektuar tjetrin, personi është më empatik, tolerant, sipas rregullave të cilat ka paraqitur shoqëria, i vetëdijshëm për pasojat dhe efektet negative, i vet disiplinuar për të pasur një shëndet të mirë, psikik dhe emocional.
Të gjitha këto veprime, reagime dhe sjellje pa dyshim se paraqesin personin me tipare pozitive te personalitetit dhe duke menaxhuar situata të ndryshme.
Të gjitha këto janë tipare të inteligjencës emocionale dhe ndikojnë në mënyrë direkte në aspektin psikologjik, emocional dhe social.
Këshillimi është proces ndëraktiv, që ndihmon personin në mënyrën si mendon, sillet, ndihet dhe vepron në situata të ndryshme si dhe ka për qëllim të ndihmojë në krijimin e perspektivave të reja dhe të ndryshme duke inkurajuar individin që të pranojë përgjegjësit në raport me të tjerët.
Këshillimi psikologjik u ndihmon njerëzve të dinë se si të sillen dhe orientohen para vështërsive të ndryshme, të shfrytëzojnë mundësi intelektuale, emocionale e sociale marrëdhënie harmonike me persona të tjerë, mënyrën e vet menaxhimit kohor, mënyrën e sjelljes dhe reagimit në raport me tjetrin, mënyrën e komunikimit, bashkëpunimit dhe ndërveprimit në situata të ndryshme jetësore.
Këshillimi psikologjik ndihmon njerëzve se si të veprojnë në situata të ndryshme jetësore si dhe tejkalimin e sfidave të ndryshme, krizave dhe probleme emocionale, psikologjike duke dhënë mbështetjen e nevojshme për t’iu shmangur veprimeve të dëmshme të cilat paraqesin efekte negative për vet individin, familjen dhe komunitetin.
Për ruajtjen e shëndetit psikik nuk mjafton vetëm udhëzimet që japin të tjerët por është e nevojshme që ne të veprojmë në bazë të atyre udhëzimeve me qëllim të mbajtjes së ekuilibrit emocional dhe shëndetit mendor.
#Kujdesi për vetën dhe tjetrin!/mediafokus.info

