Ndodhë edhe kjo: Personi gjendet në burg, policia e kërkon në shtëpi
Sot ka ndodhur një skandal në fshatin Gullmovë të Komunës së Sarajit, ku policia ka shkuar për ta kërkuar personin me iniciale B.S, ndërsa ai ndodhet në vuajtje të dënimit në burg.
“Sot policia e ka terrorizuar familjen time me pretekstin se kam ikur nga burgu, kurse unë ndodhem në burg e ata kanë shkuar aty për të më kërkuar mua. Dikush duhet të mbajë llogari për këtë papërgjegjshmëri të skajshme të policisë” deklaron B.S për Almakos.

