Ndryshim moti, IHMK paralajmëron erëra të fuqishme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me rrezikun nga erërat e forta që mund të mbizotërojnë sot mbi territorin e vendit.

Sipas njoftimit, do të fryjë erë e kategorizimit të verdhë, ndërsa shpejtësia e saj mund të arrijnë deri në 85km/h.

IHMK tutje shton se mund të ketë dëmtime në prona, probleme me transport, dëmtime të pyjeve.