Ndryshime të mëdha në Komunën e Prishtinës, Rama shkarkon nënkryetaren Donjeta Sahatçiu
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për disa ndryshime të rëndësishme në kabinet.
Përmes një njoftimi në Facebook ai ndër të tjera ka njoftuar edhe për shkarkimin e nënkryetares e cila vjen nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu.
Nënkryetare e re e Prishtinës është emëruar Jehona Lushaku-Sadriu.
“Këto dy vite kemi punuar shumë së bashku me ekipin dhe pavarësisht sfidave, kemi filluar procesin e transformimit të Prishtinës, duke nisur projekte madhore dhe duke përgatitur plot të tjera që do të fillojnë këtë vit e që kanë për synim ndryshimet pozitive në qytetin tonë. Rrjedhimisht, kam marrë vendim për ristrukturim të kabinetit qeverisës të Kryeqytetit”, ka shkruar ai.

