Ndryshimi i Ligjit për automjete heq një barrë të rëndë për qytetarët

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se me votimin në parim të ndryshimit të Ligjit për Automjete, po hiqet një barrë e rëndë për qytetarët.

Sipas Muratit, është çështje ditësh votimi i ligjit edhe në lexim të dytë.

“Kalon në lexim të parë heqja e homologimit për veturat që importohen nga BE, Zvicra, e Norvegjia. Tashmë është çështje ditësh deri në leximin e dytë dhe hyrjen në fuqi të këtij ndryshimi. Më në fund, po hiqet kjo barrë e panevojshme për qytetarët”, ka shkruar Murati.

Murati ishte iniciator i këtij ndryshim-ligji në legjislaturën e kaluar si deputet, ndërsa tani është ministër në qeverinë Kurti 2.