“Në vitin 2013 Lutfi Haziri mori afro 27 mijë vota, Alban Hyseni 39”

Kandidati i LDK’së për asamble komunale, Valdrin Halimi, ka bërë një krahasim interesant mes votave të Lutfi Hazirit e Alban Hysenit, në vitin 2013.

Haziri ishte kandidat për kryetar dhe mori afro 27 mijë vota, ndërkaq Hyseni si kandidat për asamble, jo më shumë se 39.

“Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, kandidati i LDK-së, z.Lutfi Haziri kishte grumbulluar gjithsej afro 27 mijë vota në garën për kryetar të Gjilanit, ndërsa kandidati i tanishëm i Vetëvendosjes z. Alban Hyseni në garen per asamble kishte përfunduar me vetëm 39 vota. Kaq për garën e ekuilibruar në Gjilan!”, ka shkruar Halimi.