Në 45-vjetorin e demonstratave, Lutfi Haziri shënon 36 vite në politikë
Nënkryetari i LDK-së, deputeti Lutfi Haziri, në 45-vjetorin e demonstrative të vitit 1981, ka shënuar edhe 36 vjetorin e tij në politikë, transmeton Mediafokus.info.
Nëpërmjet një statusi në facebook, Haziri ka thënë se kjo datë shënon edhe 36-vjetorin e angazhimit tim në rrugën e lirisë, pavarësisë e bashkimit, i cili, sipas tij, u ndikua nga ngjarjet e 11 marsit.
Postimi i plotë:
11 marsi shënon shpërthimin e pakënaqësisë së shqiptarëve, ditën kur thyhet frika e popullit, kur në avangardë del rinia e Kosovës, duke e artikuluar kërkesën për Republikë.
Kjo ditë shënon edhe 36-vjetorin e angazhimit tim në rrugën e lirisë, pavarësisë e bashkimit, i cili po ashtu u ndikua nga ngjarjet e 11 marsit.
Me LDK-në, plot 36 vjet, që prej Këshillit Iniciues të Lidhjes së Rinisë Demokratike!

