Në aeroportin e Prishtinës ndalohen dy persona për falsifikim dokumenti

Dy persona, në dy raste të ndara, janë ndaluar në aeroportin e Prishtinës për falsifikim dokumenti.

Njëri ka qenë shtetas ganez, ndërsa tjetri shtetase kosovare.

ANP Adem Jashari 23.12.2022 – 23:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull shtetas Ganez, në arritje ka prezantuar dokument ID kartë Belge që dyshohet të jetë e falsifikuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje.

ANP Adem Jashari 23.12.2022 – 09:30. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare, në shkuarje ka prezantuar pasaportën Kroate e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij dokumenti është konfiskuar ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.