Në aksionin e mbrëmshëm, janë arrestuar edhe dy persona tjerë

Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se janë arrestuar edhe dy persona tjerë, si rezultat i aksionit të zhvilluar dje në rajone të ndryshme të Kosovës. Ata dyshohen se janë përfshirë në veprimtari kriminale.

Ndaj tyre, me urdhër të prokurorit është lëshuar aktvendim mbi ndalim në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Gjatë operacionit të djeshëm, ku fillimisht ishin ndaluar 22 persona, deri më tani janë ndaluar 24 persona të dyshuar, ndërsa, numri i personave të ndaluar që nga fillimi i këtij aksioni ka shkuar në 61.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, ku për informacione shtesë do të vazhdojmë të ju mbajmë të informuar, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.