Në Baks, ku u vra mërgimtari, policia konfiskoi një pushkë automatike
Në fshatin Baks, ku mbeti një i vrarë dhe dy të plagosur, policia ka konfiskuar një pushkë automatike dhe një pushkë gjuetie.
Raportohet se i vdekuri ishte një mërgimtar që kishte ardhur për pushime.
Dy persona janë arrestuar, njofton policia.
Fsh.Baks, Skenderaj, 23.07.2022-19:05 Raportohet se në rrethana të panjohura janë plagosur mes veti tre meshkuj kosovarë. Dy të lënduar janë dërguar në emergjencën e Skenderajt, njëri nga ata ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK, kurse i treti është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e më pas në QKUK. Nga të dyshuarit janë konfiskuar një AK 47 dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion, ndërsa dy të dyshuar dërgohen në mbajtje.

