Në bazë të pasaportave, shqiptarët në Maqedoni janë mbi 30 për qind

Bazuar në disa statistika zyrtare të posedimit të pasaportave, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përbëjnë më shumë se 30 për qind të popullsisë së përgjithshme.

Kjo dëshmohet edhe me numrin e filloristëve, të cilët janë mbi 30 për qind.

Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Agim Nuhiu, kohë më parë pati deklaruar se 30.4% e poseduesve të pasaportave të Maqedonisë, janë shqiptarë.

“Sipas pasaportave valide 30.4% janë shqiptarë, duke marrë parasysh se ka edhe shqiptarë që nuk posedojnë pasaporta”, ka theksuar Nuhiu.

Përndryshe, Maqedonia ndodhet në prag të një regjistrimi të ri të popullsisë.

Shqiptarët atje nuk përfaqësohen në qeverisje në bazë të kësaj përqindje.