Në Bresalc të Gjilanit policia gjeti dhe sekuestroi 18 kg drogë, arrestohen dy persona

Policia njofton se në Bresalc të Gjilanit ka sekuestruar 18 kilogramë substanca narkotike të llojit maruhuanë, ku edhe ka arrestuar dy persona.

Njoftimi i plotë i policisë:

BLERJA, POSEDIMI DHE SHITJA E PAUTORIZUAR E NARKOTIKËVE

Fshati Bresalc, Gjilan 07.09.2022 – 14:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në veturën e njërit të dyshuar janë gjetur dhe janë sekuestruar 15 kg e 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, pastaj gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit të dytë janë gjetur dhe janë sekuestruar 2 kg e 946.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (total 18 kg e 246.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë), dy vetura me targa vendore, 355 € dhe dy telefona.

Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.