Në Bresalc të Gjilanit policia arreston 3 persona për posedim të narkotikëve
Policia e Kosovës ka arrestuar dje 3 persona në Bresalc të Gjilanit, për posedim të narkotikëve.
Njoftimi i plotë:
POSEDIM I SUBSTANCAVE
NARKOTIKE
Fsh. Bresalc, Gjilan. 28.09.2023 – 15:55. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, gjatë kontrollit të veturës së tyre i është gjetur dhe konfiskuar 16.2 gram substancë narkotike e llojit Kokainë dhe 2.4 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

